Arteta për Xhakën: Ka qenë fenomenal tërë sezonin

Arteta për Xhakën: Ka qenë fenomenal tërë sezonin

Arsenali fitoi 4-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Pas ndeshjes trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar lartë mesfushorin Granit Xhaka pas fitores bindëse ndaj Crystal Palace.

Shqiptari është duke vazhduar me formën e lartë duke shënuar golin e tretë në fitoren 4:1, që iu ndihmoi të ikin tetë pikë para Man Cityt në garën për titull.

Arteta ka treguar se kishte një ndjenjë që Xhaka do të shënonte sërish, duke shtuar se futbollisti ka qenë fenomenal këtë edicion.

“Kisha një ndjenjë sot dhe i thashë se do të shënosh sërish sepse kur e ke atë mentalitet dhe je aty dhe e shoh mënyrën se si ai stërvitet, gjëra të mira do të ndodhin”.

“Ai ka qenë fenomenal gjatë gjithë sezonit”.

Kurse sa i përket golave të shënuar të Xhakës, tekniku spanjoll shtoi: “Duhet të besosh përsëri, të besosh se do të vendosesh në pozicionin e duhur dhe të besosh se topi do të zbresë në momentin e duhur dhe më pas të jesh klinik”.

Përndryshe, në këtë edicion nën urdhrat e Artetas, Xhaka ka qenë ndër më të mirët duke luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e deritashëm.

MARKETING