Artan Grubi: Propozim Ligjet për korridorin 8 dhe 10D do të dorëzohen në Kuvend me flamur evropian

Artan Grubi: Propozim Ligjet për korridorin 8 dhe 10D do të dorëzohen në Kuvend me flamur evropian

Zv/kryeministri Artan Grubi tha se të gjithë ministrat i japin përkrahje ndërtimit të korridorit 8 dhe 10D.

Ai tha se ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D do të miratohen me flamur evropian.

“Duke e parë bllokimin e ligjeve nga ana e opozitës, dhe duke e patur parasysh interesat e qytetarëve, për ndërtim të shpejtë më të lirë dhe kualitativ të autostradave, Qeveria në seancën e sotme miratoi 5 propozim ligje të cilat do t’i dorëzoj deri tek deputetët. Duke e parë faktin se BE e ka shtuar në hartën e korridoreve evropiane edhe korridorin 8, si dhe rëndësinë e saj strategjike, së bashku me korridorin 8 dhe 10D, vendosëm ligjet të propozohen me flamur evropian”, tha Grubi, raporton SHENJA.

Ai tha se nga deputetët varet nëse do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë.

MARKETING