Artan Grubi: Arritja më e madhe e BDI-së është besimi i qytetarëve
Dega e BDI-së – Çair ka prezantuar sot përpara kryetarit të partisë, Ali Ahmeti projektet programore nga sfera të ndryshme shoqërore, përpiluar dhe realizuar nga sekretariatet përkatëse.
Në një fjalim rasti, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se mbi 40 projektet e prezantuara në këtë ngjarje sfidojnë qeverinë drejt përmbushjes dhe realizimit të të njejtave, duke përmendur dhe shumë projekte të realizuara më sukses nga platforma zgjedhore e BDI-së.
Grubi tha se BDI ka besimin e qytetarëve, sepse është parti e të gjithëve dhe jo vetëm e disa personave.
“Ju falemnderoj të gjithëve për këtë punë madhore, drejt përpilimit të këtyre projekteve, ndaj duartrokitjet e të gjithë neve në këtë sallë, shkojnë vetëm për ju. Këto projekte do të botohen në një broshurë të përbashkët, që në si qeveri t’i mbështesim dhe pëkrahim të njejtat, duke na sfiduar që t’i pranojmë dhe realizojmë të njejtat. Ju na sfidoni që të ju përkrahim dhe të realizojme së bashku këto ide. Analizoni programin e BDI-së dhe shikoni se sa projekte i kemi realizuar deri më tani, arritja më e madhe e BDI-së është besimi, pasi nuk ka familje e qytetar që nuk thotë se jemi krenar që kemi kryeministër shqiptar! Kemi ndërtuar kapacitete që sot udhëheqin me shtetin, dikur mungonin kuadro, mirëpo sot kemi kapacitete që na përfaqësojnë denjësisht. Ne po i dalim hakut, pasi BDI-ja është e të gjithëvë jo vetëm e 2-3 personave. Koha është e njerëzve të zotë, koha është e juaja!”, deklaroi Grubi.