Arsovskën e shkarkojnë nga pozita e kryetares së BNJVL

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL). Në seancën e sotme të BNJVL-së, me kërkesë të kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, është propozuar që Arsovska të shkarkohet nga detyra dhe kryetar i ri të jetë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski.
Një propozim i tillë u pranua njëzëri nga anëtarët e Bordit drejtues dhe kështu Arsovska nuk është më kryetare e BNJVL-së, por Georgievski.
Menjëherë pas seancës së BNJVL-së, nga kabineti i Arsovskës njoftuan se me këtë që u shkarkua kryetarja për u tregua koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

MARKETING