Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota, në kuadër të Samitit vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave që në vitin 2023 do të mbahet në vend.
MARKETING
“Takim i shkëlqyer dhe bisedë në Uashington me ambasadoren Nina Haçigian, Përfaqësuesen speciale të Departamentit të shtetit të SHBA-së për diplomacinë e qytetit dhe shtetit e cila drejton dhe koordinon angazhimin e Departamentit të shtetit me kryetarët e komunave nga SHBA dhe mbarë botën, për të ndërtuar marrëdhënie midis qyteteve për zgjidhje inovative, investime dhe shkëmbim të përvojave ndërkombëtare. Jam krenare që si kryetare e Qytetit të Shkupit dhe pjesë e udhëheqjes së rrjetit global të kryetarëve të komunave, në nëntor Shkupi do të jetë nikoqir i mbi 100 kryetarëve të komunave nga SHBA, Evropa, Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe me këtë si platformë do të fillojmë me projekte të përbashkëta për tejkalimin e sfidave me të ballafaqohemi, veçanërisht përmes bashkëpunimit për kujdesin e të gjithë qytetarëve, gjithëpërfshirjen, qëndrueshmërinë dhe infrastrukturën”, theksoi Arsovska gjatë vizitës në SHBA.
Parlamenti global i kryebashkiakëve, përmes përfshirjes në Kombet e Bashkuara, OECD dhe institucione të shumta ndërqeveritare, promovon dhe zbaton propozimet e kryetarëve të komunave, merr përvoja nga aktivitetet e realizuara me sukses nga kryetarët e komunave në mbarë botën dhe ndërton politika duke pasur parasysh se qytetet me kontributin e tyre prej mbi 85 për qind të BPV kanë rol kyç në nivel global.