Arslan: Do të luajmë njëjtë edhe në ndeshjen e dytë

Arslan: Do të luajmë njëjtë edhe në ndeshjen e dytë

FC Shkupi ka mahnitur në Lituani, duke triumfuar me shifra të thella 5:0 ndaj kundërshtarit FC Hegelman në ndeshjen e xhiros së parë të eliminatoreve për Ligën e Konferencës. Bardheblutë shkëlqyen, ku në veçanti kryesori i ndeshjes ishte Cepas, që realizoi i vetëm plot katër gola, përderisa një gol shënoi Kueven.

Xhihad Arslan, trajner

“Sigurisht  se nuk e kemi pritur një fitore kaq të lartë, por kemi punuar për atë dhe duhet thënë se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare, ndërsa Hegelmann deri më tani ka luajtur më shumë se 20 ndeshje zyrtare, por disiplina në fushë dhe golat që erdhën në kohë shumë të mire, bëri që gjithçka të shkoj në atë nivel. Por, do të jemi të gatshëm për ndeshjen e dytë, ashtu sikurse u përgatitëtëm për këtu. Do të luajmë për të respektuar secilin, të jemi serioz në fushë me disiplinë, ashtu sikur që ishim sot”. 

Shkupi me këtë fitore është një hap drejt kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, përderisa ndeshjen e kthimit me Hegelman do ta luaj me 20 korrik në “Todor Proeski”.

Kujtojmë se përfaqësuesi tjetër i vendit tonë në këtë kompeticion, Makedonija Gjorçe Petrovi, humbi ndeshjen e parë të luajtur në Shkup nga Rigas me rezultat 0:1.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING