Arslan dhe Cefas: Nesër është ndeshje tjetër

Arslan dhe Cefas: Nesër është ndeshje tjetër

FC Shkupi nesër do të luaj ndeshjen e kthimit me Hegelmanin nga Lituania të vlefshme për turin e parë eliminatorë në Ligën e Konferencës. Bardhekaltërit në ndeshjen e parë të luajtur një javë më parë, triumfuan me rezultat të thellë 5:0, ku i vetëm katër gola shënoi Renaldo Cefas, me këta të fundit që së bashku me trajnerin Xhihad Arslan një ditë para sfidës së kthimit folën para gazetarëve në konferencën zyrtare.

Xhihad Arslan, trajner
“Kjo është një ndeshje me rëndësi dhe ne duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm. Duhet të respektojmë kundërshtarin, pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, ne duhet të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e kthimit, por dua të them se do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se sa e para”.

Renaldo Cefas, futbollist
“Sa i përket ndeshjes së nesërme, të gjithë lojtarët janë përgatitur për këtë përballje. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës, jo vetëm fizikisht por edhe mentalisht. E dimë se kemi një rezultat të lartë, por ndeshja ende nuk ka përfunduar. Nesër duhet të futemi në lojë sikurse të jetë rezultati 0-0”.

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Hegelmanit do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00. Ndërkohë paraqitje në Ligën e Konferencës nesër do të kenë edhe Shkëndija që luan në Kardif me Haverforduestin nga ora 20:45 dhe Makedonija Gjorçe Petrovi me Rigas në 17:30.

MARKETING