Arsimi siguron Ligën e Parë, Bashkimi do të luaj në balotazh

Arsimi siguron Ligën e Parë, Bashkimi do të luaj në balotazh

Skuadra e Arsimit të Çegranit ka shkruar historinë, pasi për herë të parë do të luaj në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Arsimi ka siguruar një vend në elitën vendore për sezonin e ardhshëm në xhiron e fundit të luajtur sot në Ligën e Dytë, pasi trumfoi ndaj Vardar Negotinës me rezultat 0:4 dhe arriti ta mbyll sezonin në pozitën e dytë në renditje me 65 pikë, po aq sa ka edhe kampionia Makedonija Gjorçe Petrov, të cilët sot barazuan pa gola me Bellasicën.
Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Bashkimi, shansin për inkuadrim në Ligën e Parë do ta kërkojë përmes ndeshjes së balotazhit, aty ku do të përballet me Besën e Dobërdollit. Skuadra kumanovare e mbylli sezonin me fitore ndaj Bregallnicës në transfertë dhe në vendin e tretë me 63 pikë.

MARKETING