Arsimi – Rabotniçki barazojnë, ndalet edhe Bashkimi

Arsimi – Rabotniçki barazojnë, ndalet edhe Bashkimi

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka pasur në program sot dy ndeshjet e para të xhiros së 11-të. Takim interesant u zhvillua në Gostivar, aty ku Arsimi dhe Rabotniçki u mbyll me barazim 2:2 në një duel që u shënuan katër gola. “Romantikët” ishin në epërsi 0:2 me golin e Demirit dhe një autogol nga vendasit, teksa Arsimi u rikthye në pjesën e dytë me supergolin e Velijës dhe në fund Taipi që barazoi shifrat në 2:2. Ndërkohë në ndeshjet tjetër të luajtur në kryeqytet, Bashkimi i Kumanovës u ndal nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 1;1. Skuadra shqiptare realizoi e para me Avornion, përderisa Pecov shënoi për vendasit.

Xhiroja e 11-të vazhdon nesër me dy ndeshje tjera si Shkupi – Struga dhe Pelisteri – Tikveshi, ndërsa të premten mbyllet me duelet Brera – Shkëndija dhe Vardari – Sileksi. /SHENJA/

MARKETING