Arsimi mposht Shkupin në një ndeshje me gjashtë gola

Arsimi mposht Shkupin në një ndeshje me gjashtë gola

Arsimi i Çegranit ka regjistruar fitoren e dytë sezonale në elitën e futbollit vendor, pasi ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj FC Shkupit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 8-të të kampionatit.

Golat për skuadrën nga Çegrani u shënuan nga Ignatov, Ramadani dhe Shefiti (2), të cilët i siguruan tri pikë të rëndësishme ekipit të tyre. Nga ana tjetër, për Shkupin realizuan Ribeiro dhe Destani, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në një tjetër përballje të kësaj xhiroje, Tikveshi arriti një fitore të ngushtë por të vlefshme, duke mposhtur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1. Sadik dhe Ivanovski ishin autorët e golave për Tikveshin, ndërsa për mysafirët realizoi Stoilov.

Ndërkohë, nesër janë në program ndeshjet Shkëndija – Sileksi dhe Rabotniçki – Brera Strumica, ndërsa java e tetë do të mbyllet të hënën me dy përballje të tjera: Struga pret Pelisterin, ndërsa Bashkimi do të ndeshet me Vardarin./SHENJA/

MARKETING