Arsimi i pandalshëm, e mposht edhe Sileksin në Kratovë
Skuadra e Arsimit nuk ka të ndalur, pasi mesditën e kësaj të premte ka marrë fitore edhe kundër Sileksit në Kratovë me rezultatin 1:3 në duelin hapës të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Golat për triumfin e skuadrës së udhëhequr nga trajneri Vildan Saliu i shënuan, Huric, Ajdini dhe Taipi në fund vulosi rezultatin, teksa për ekipin vendas golin e vetëm e gjeti Mircevski.
Me këtë fitore Arsimi arrin në kuotën e 21 pikëve dhe mban pozitën e 6-të, teksa Sileksi është në vendin e katërt me 28 pikë.

