Arsenali turpëron City-in e Guardiolës me 5 gola
Manchester City i jep fund objektivit për të luftuar për titullin kampion në Premier League. Skuadra e Guardiolës ka pësuar disfatën e radhës ndaj Arsenalit në shifrat 5-1 dhe tashmë e sheh veten 15 pikë larg Liverpoolit kryesues.
“Topçinjtë” zhvilluan një ndeshje fantastike, duke e nisur menjëherë me gol me Odegaard. Në fillimin e pjesës së dytë Haaland barazoi shifrat, por Partey pak sekonda më pas riktheu vendasit në avantazh.
Skilly dhe Havertz i dhanë goditjen përfundimtare City-it në minutat në vijim duke i dhënë një tjetër drejtim ndeshjes. Nëaneri në kohën shtesë shënoi golin e pestë që vulosi shifrat. Arsenali me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë, 5 më pak se Liverpooli.