Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

Pas ndeshjes dramatike të zhvilluar të dielën në stadiumin “Ëembley” në Londër, Arsenali doli fitues i Superkupës së Anglisë. Arsenali i udhëhequr nga Mikel Arteta nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, dhe fitoi përballë Manchester Cityt të Pep Guardiolës, pas ekzekutimit të penalltive, 4:1.

Koha e rregullt u mbyll baras, 1:1. Cole Palmer shënoi për Manchester Cityn në minutën e 77-të, ndërsa shifrat i barazoi Leandro Trossard, në minutën e 11-të të kohës shtesë. Vazhdime nuk pati, pasi skuadrat ekzekutuan menjëherë penalltitë. Martin Odegaard, Trossard, Bukayo Saka dhe Fabio Vieira ishin të saktë te skuadra e Arsenalit.

Ndërkohë, te skuadra që e fitoi tripletën në edicionin e kaluar, dështuan Kevin de Bruyne dhe Rodri, kurse penalltinë e vetme e realizoi Bernardo Silva. Arsenali e fitoi trofeun e “Community Shield” për herën e 17-të në histori të klubit. Arsenali në edicionin e kaluar ishte nënakmpion me 84 pikë. City e fitoi kampionatin me pesë pikë më shumë.

MARKETING