Arsenali arrin marrëveshje rekorde për transferimin e senzacionit irlandez

Arsenali thuhet se ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me supertalentin e Shamrock Rovers, Victor Ozhianvuna, në një marrëveshje që thyen rekordin për futbollin irlandez.
Mesfushori 16-vjeçar, i cili tashmë luan në elitën e futbollit iralndez, do t’i bashkohet Arsenalit kur të mbushë 18 vjeç në janar të vitit 2027.
Arsenali mposhti disa nga klubet më të mëdha evropiane për të siguruar transferimin e adoleshentit, pasi e ndoqi nga afër ngjitjen e tij nëpër sistemin e të rinjve të Shamrock Rovers.
Ozhianvuna ka bërë përshtypje në ligën e Irlandës pavarësisht moshës së re, duke debutuar me ekipin e parë të Shamrock Rovers sezonin e kaluar.
Ai do të qëndrojë në Irlandë deri në moshën 18-vjeçare për shkak të rregulloreve të transferimeve të BE-së, ndërsa Arsenali i beson reputacionit të Shamrock Rovers për zhvillimin e talenteve të rinj që ta formësojnë më tej./