Arrihet marrëveshja, Son do të transferohet te Los Angeles FC-ja

Arrihet marrëveshja, Son do të transferohet te Los Angeles FC-ja

Anësori korean, Heung Min Son, do të bëhet me klub të ri.

Koreani ka arritur marrëveshje me klubin e MLS, Los Angeles FC ku do të jetë përforcimi i madh për skuadrën amerikane.

Te Los Angeles FC-ja, ai do të ribashkohet me bashkëlojtarin e tij që ishte te Tottenhami, Hugo Lloris.

Klubi amerikan, do të paguajë rreth 15 milionë për shërbimet e koreanit.

Son, iu kishte bashkuar Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkuseni, ku numëron 454 paraqitje si edhe kishte shënuar 173 gola dhe 101 asistime, ku gjatë këtyre viteve ishte bërë kapiten.

Ai ka arritur të fitonte vetëm një trofe me Tottenhamin, atë të Ligës së Evropës sezonin e kaluar.

MARKETING