Arrihet marrëveshja mes Anglisë dhe Thomas Tuchel
Thomas Tuchel do të jetë selektori i ri i Anglisë, raporton Agent Edward.
Trajneri gjerman është aktualisht i pa paunë që kur u larguar nga Bayern Munichu.
Ish-strategu i Chelseat po rikthehet në Angli për të marrë drejtimin e Tre Luanëve, që do të bëhen gati për kualifikimet në Kampionatin Botëror dhe të garojnë në Ligën e Kombeve.
Sipas Agent Edward, Tuchel ka nënshkruar kontratën me Anglinë dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, la në dyshim të ardhmen e tij pas humbjes ndaj Greqisë javën e kaluar duke thënë se shpreson të rikthehet në menaxhim të grupmoshave U21.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmës i Tuchel dhe pse gjermani preferon ta ketë rreth tij ekipin që ka punuar edhe te Bayerni. /Telegrafi/