Arrestohet shtetasi i Kosovës në RMV, kapet duke transportuar emigrantë nga Siria
Gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bogorodicë, policia ka arrestuar U.H. (61) nga Kosova, kumtoi MPB. Gjatë kontrollit në automjetin “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, janë gjetur 10 emigrantë nga Siria.
Sipas njoftimit, emigrantët dhe automjeti janë transferuar në Qendrën e pranimit “Vinojug” për procedurë të mëtejshme.
U.H. është mbajtur në Stacionin policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.