Arrestohet pronari i diskotekës “Puls”, licencën e ka patur deri më 24 mars

Diskoteka private “Puls” ku ka ndodhur tragjedia pas performancës së grupit DNK ka punuar vite ma radhë.
Sipas informacioneve të mediave, raporton SHENJA, diskoteka private ka punuar vite me radhë me pronësi të ndryshme.
Janë ndërruar pronarët, por ai i cili është arrestuar këtë mëngjes në vazhdimësi ka qenë pjesë e strukturën e pronësisë.
Licencën e ka patur deri më 24 mars.
Zjarri që ka rënë në diskotekë është shkaktuar nga mjetet piroteknike. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se numri i të vdekurve deri më tani është 51, ndërsa rreth njëqind janë lënduar.