Arrestohet një person në Shkup për posedim të drogës
MARKETING
Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MARKETING
Sipas policisë, më 27 mars 2026 rreth orës 22:00, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me inicialet V.F. (25), nga Shkupi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

