Arrestohet një person në Shkup, i dehur ka shkaktuar aksident, ka të lënduar

Arrestohet një person në Shkup, i dehur ka shkaktuar aksident, ka të lënduar

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (50) nga Shkupi.

Rreth orës 16:15 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë qenë të përfshirë një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M., një automjet “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (25) dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (32), ndërkaq lëndime pësuan A.G. dhe bashkudhëtarja L.G. Pas masave të marra, u konstatua se M.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,32 promilë alkool në gjak.

MARKETING