Arrestohet një person në Bërnjak, gjatë kontrollit në dokumente vendosi 50 euro

Arrestohet një person në Bërnjak, gjatë kontrollit në dokumente vendosi 50 euro

Një person është arrestuar në Bërnjak pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur 50 euro.
Atij i janë gjetur pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës.
“DHËNIE E RYSHFETIT – Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

MARKETING