Arrestohet një grua nga Shkupi për kontrabandë të gjashtë migrantëve nga Egjipti

Më 15.08.2025 në orën 19:20 në autostradën “Miqësia”, në kryqëzimin për fshatin Prdejc, zyrtarët policor nga VK “Bogorodica” arrestuan M.P. (39) nga Shkupi, pasi në automjetin e pasagjerëve “Skoda Octavia” me targa të Shkupit, të cilin ajo e drejtonte, u gjetën gjashtë migrantë nga Egjipti.
Paraprakisht zyrtarët e policisë në fshatin Bogorodica vunë re se migrantët po hynin në automjet dhe pas marrjes së masave, automjeti u ndalua, ndërsa shkupjanja që e drejtonte veturën u arrestua dhe pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të ngrihet kallëzim penal përkatës. Migrantët u transferuan në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit “Vinojug”-Gjevgjeli.