Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
MARKETING
Mediat turke raportojnë se një president klubi nga Liga e Parë e Maqedonisë është arrestuar në Turqi nën dyshimin e kontrabandës së ari në vlerë rreth 300.000 euro.
MARKETING
Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, autoritetet turke kanë ndaluar personin me inicialet B.H., si pjesë e një kontrolli rutinë. Gjatë inspektimit të automjetit të tij, policia ka gjetur ari me peshë 2.581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro.
Sipas autoriteteve, ari ishte i paligjshëm, ndërsa hetimet mbi rastin vazhdojnë. Kundër B.H. janë inicuar procedurat gjyqësore përkatëse.

