Arrestohet në Gostivar i arratisuri nga burgu i Idrizovës

Arrestohet në Gostivar i arratisuri nga burgu i Idrizovës

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në Gostivar një person të arratisur nga burgu i Idrizovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer më 06.01.2026 rreth orës 21:20, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, nga punonjësit e DPB-Gostivar. I arrestuari është L.H. (33) nga Gostivari.

Nga MPB bëjnë të ditur se personit në fjalë i kishin mbetur për të vuajtur edhe një vit e katër muaj burg, nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e disa veprave penale, të parashikuara në nenet 237, 215, 382 dhe 186 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, L.H. është dërguar sërish në burgun e Idrizovës, ku do të vazhdojë vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

MARKETING