Arrestohet 68-vjeçari në Shkup për abuzim seksual ndaj 11-vjeçarit!
Një 68-vjeçar nga Shkupi me iniciale S.Sh është arrestuar dhe i është caktuar paraburgim 30-ditor, pasi dyshohet për abuzim seksual afatgjatë ndaj një të mituri, i cili sipas hetimeve ka nisur kur viktima ishte vetëm 11 vjeç. Sipas të dhënave, veprat janë kryer në periudhën 2023–prill 2026 në disa lokacione, ndërsa i dyshuari e ka detyruar viktimën në veprime të rënda, duke përdorur kërcënime dhe presion psikologjik për ta mbajtur në heshtje.
Hetimet zbuluan gjithashtu se i dyshuari ka realizuar materiale me përmbajtje të papërshtatshme me të miturin, të cilat dyshohet se i ka përdorur për shantazh dhe kontroll ndaj viktimës. Autoritetet kanë siguruar prova dhe kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e viktimës, ndërsa gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik për arratisje dhe ndikim mbi dëshmitarët, duke vendosur masën e paraburgimit

