Arres’tohet 42 vjeçari, i dyshuar për rrënimin e hotelit “Shar An” në Çarshi të Shkupit
Zyrtarët e njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup sot kanë arrestuar M.Ll. (42) nga Shkupi, i cili ishte në kërkim me një fletarrest qendror bazuar në një urdhër gjyqësor për vuajtjen e masës së paraburgimit. Ai kërkohej për vepra penale të kryera sipas nenit 394, 353 dhe 264 të Kodit Penal,” deklarojnë nga MPB.
M.Ll. në rolin e kryetarit të Bordit të drejtorëve në Shoqërinë Aksionare për menaxhim me hapësira banesore dhe afariste, e ka formuar dhe organizuar grupin i cili ka vepruar.
“Ai edhe pse e ka ditur se hoteli “Shar An”, i cili gjendet në Çarshi të Shkupit, paraqet trashëgimi kulturore dhe është pjesë e mbrojtur dhe nuk mund të jetë lëndë e shitjes, nuk i ka ndërmarrë autorizimet e tija ligjore për mbrojtjen e objektet, por ka kërkuar nga një pjesë e pjesëtarëve të grupit të kryejnë rrënimin dhe shkatërrimin e tij të kundërligjshëm”, patën njoftuar nga Prokuroria Publike Themelore.