Arrestohen dy kontrabandistë, gjenden pesë emigrantë, vijon kallëzimi
Me datë 30.11.2025, rreth orës 20:00, në zonën e fshatit Reçicë, rajoni i Kumanovës, nëpunës policorë nga Njësiti mobil për masa kompensuese në Departamentin për çështje kufitare dhe migrim privuan nga liria dy të mitur të moshës -15 vjeçare nga Koçani, informoi MPB-ja.
“Paraprakisht, në autostradën nga pika e pagesës Rramanli në drejtim të kalimit kufitar Tabanoc, nëpunës policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti “Folksvagen Pasat” me targa të Dellçevës, në të cilin po transportoheshin të miturit, por automjeti vazhdoi me lëvizjen. Shumë shpejt, në një zonë të fshatit Reçicë, në një rrugë të vjetër që çon në një fermë derrash, automjeti është ndalur, ndërsa të miturit kanë ikur. Në automjet janë gjetur pesë persona emigrantë, prej të cilëve tre ishin nga Maroku dhe nga një nga Algjeria dhe Sudani. Pas masave të ndërmarra, janë gjetur dhe privuar nga liria të miturit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Emigrantët janë vendosur në qendrën e pritjes- tranzitit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

