Arrestohen biznesmeni Ratko Kapushevski dhe pronari i “Pucko Petrol”, Asmir Jaoski

Pasditen e sotshme raportohet se është arrestuar biznesmeni dhe ish-drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski”.
Përveç Ratko Kapusevski është ndaluar nga policia edhe pronari i “Pucko Petrol” Asmir Jahoski.
“Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë BSP, MPB në koordinim me PTHP për NKOK me Urdhër të gjyqtarit në procedurënparaprake ka kryer bastisje në lokacione në Shkup dhe në shtet në lidhje me vepra të kryera penale të lidhura me furnizime të dyshimta të derivateve, dëm me përmasa të mëdha për buxhetin e shtetit dhe dëm për shëndetin e njerëzve”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Bëhet fjalë për një rrjet të ekspozuar të importuesve, të cilët në mënyrë ilegale kanë shpërndarë derivate me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, e më pas kanë nxjerrë 10 miliardë denarë përmes marrëveshjeve fiktive të kredisë dhe shërbimeve të ndërmjetësimit.
Përndryshe, këto lëndë djegëse shpesh përmbajnë nivele të larta të sulfurit, metaleve të rënda ose komponimeve të tjera të dëmshme që mund të çojnë në ndotje serioze të ajrit dhe tokës. Sipas raportimeve nga disa institucione, disa mijëra qytetarë humbin jetën çdo vit dhe ndotja konsiderohet si një nga arsyet më të mëdha të emigrimit.