Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, nesër protestohet para Gjykatës në Shkup

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, nesër protestohet para Gjykatës në Shkup

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka bërë të ditur se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjarë të dëshmorëve, nesër do të protestojnë për arrestimin e Blerim Ramadanit, para Gjykatës Themelore – Shkupi 1.

Ish ushtari i UҪK-së, Blerim Ramadani u ndalua në vendkalimin kufitar Jazhincë në RMV me kërkesë politike nga Serbia dhe i njëjti është dërguar edhe në paraburgim ekstradues, 30 ditor.

“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimin  e Shoqatës.

MARKETING