Arrestime të trafikantëve me lëndë narkotike

Arrestime të trafikantëve me lëndë narkotike

Më 30.08.2024 në ora 22:10 në Shkup, në zonën e Qendrës, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, u privua nga liria L.J (19) nga Shkupi të cilit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Me datë 30.08.2024 në ora 21:00 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarët policorë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë në SPB Shkup e kanë arrestuar K.Sh (28) nga Belgjika për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Me datë 30.08.2024 në ora 14:00 në Shkup, në zonën e Karposhit, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, është hequr nga liria një i mitur nga fshati Novosellë, Shkup, pasi janë gjetur dhe marrë tableta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Me datë 31.08.2024 në ora 00:30 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, me të hyrë në vend, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Vëzhgim dhe Kontroll Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria K.A (33) nga Kosova, me leje qëndrimi të përkohshëm për të huaj në RMV. Gjatë kontrollit të dokumentave, është konstatuar se patenta franceze, të cilën ai ka paraqitur në inspektim, ishte e falsifikuar. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme.

MARKETING