Argjentina e Lionel Messit mposhtet nga Paraguai
Kombëtarja e Argjentinës ka humbur në ndeshjen e raundit të 11-të në para-kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Kampioni momental i botës, u mposht 2:1 nga Paraguai në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline
Golin e vetëm për ekipin e Lionel Scalonit e shënoi Lautaro Martinez pas një asisti nga Enzo Fernandez.
Në anën tjetër, golat i shënuan: Sanabria dhe Alderete.
Lionel Messi luajti gjithë ndeshjen, kurse në faqen e njohur “Flashscore” u vlerësua me notën 6.7.