Ardon Jashari paralajmëron Club Brugge: Nuk dua të luaj më këtu

Ardon Jashari paralajmëron Club Brugge: Nuk dua të luaj më këtu

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari ka vendosur të ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur për të realizuar transferimin e shumëpërfolur te Milani, duke i bërë të qartë Club Brugge se nuk dëshiron më të luajë për klubin belg.

Sipas të përditshmes belge ‘Nieuwsblad’, Jashari po bën presion të drejtpërdrejtë ndaj klubit për të pranuar ofertën e fundit të Milanit, që përfshin 33.5 milionë euro, 2 milionë euro bonuse të lehta dhe 2.5 milionë euro bonuse shtesë, duke e çuar vlerën totale të marrëveshjes në 38 milionë euro.

Ndërkohë që negociatat kanë ngecur, Club Brugge ende nuk e ka refuzuar zyrtarisht ofertën, por sinjalet që vijnë nga Belgjika sugjerojnë se klubi është i prirur ta refuzojë. Jashari, i cili mungoi në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Genk, vazhdon të stërvitet individualisht, jashtë grupit. Sipas raportimeve, ai ka vendosur të mos veshë më fanellën e Brugge, duke bërë të qartë qëllimin për të kaluar në Serie A.
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar më herët vendosmërinë e klubit për të afruar Jasharin, duke theksuar rëndësinë që i jepet mesfushorit në projektin afatgjatë të kuqezinjve. Nëse Club Brugge refuzon të dorëzohet, përballja me një lojtar të vendosur për largim mund të kthehet në një çështje të vështirë për menaxhimin e klubit belg në javët e ardhshme.

MARKETING