Ardon Jashari i lë të gjithë pa fjalë në debutimin te Milani, sidomos Allegrin

Massimiliano Allegri ishte plot lëvdata për rekrutët e rinj të Milanit pas barazimit 1-1 kundër Leeds United në Republikën e Irlandës të shtunën, veçanërisht për Luca Modric dhe Ardon Jasharin, të cilët trajneri i vlerësoi shumë gjatë debutimit të tyre.
Jashari, që u bë nënshkrimi më i shtrenjtë i Serie A në këtë afat kalimtar veror me transferimin prej 38 milionë eurosh nga Club Brugge, luajti minutat e tij të para si lojtar i Milanit kundër Leeds në Dublin.
Në prononcimin për Sky Sport Italia pas ndeshjes, Allegri tha se ishte “mahnitur” nga performanca e Jasharit, duke pasur parasysh se mesfushori zviceran kishte stërvitur për një kohë të gjatë individualisht për shkak të situatës së tij në Club Brugge.
“Ata janë lojtarë të shkëlqyer, me shumë inteligjencë dhe përulësi”, deklaroi Allegri kur u pyet për përforcimet e tij të reja.
“Për të qëndruar në nivele të larta duhet të jesh i zgjuar. Modric, dhe nuk është e lehtë për mua ta them këtë, është një lojtar i jashtëzakonshëm.
“Jashari më la pa fjalë për mënyrën se si ia doli, pasi pothuajse gjithmonë stërvitej vetëm dhe nuk kishte shumë punë me topin”.