Ardit Iljazi ndërron kampionat, transferohet te Ferizaji

Mbrojtësi i njohur shqiptar, Ardit Iljazi, do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, ku është transferuar te skuadra e Ferizajit. I aktivizuar si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, Iljazi ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Ferizajin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura. “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajit. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët,” është shprehur Ardit Iljazi pas prezentimit te skuadra kosovare. Kujtojmë se futbollisti nga Gostivari, sezonin që lamë pas ishte pjesë e Voska Sport, teksa më herët ka luajtur edhe për skuadrat si Shkupi, Erzeni dhe Teuta.