Ardian Nuhiu: Jemi gati, futbollistët do të japin më të mirën

Ardian Nuhiu: Jemi gati, futbollistët do të japin më të mirën

Shkëndija e Tetovës do të nis rrugëtimin europian për këtë verë nesër përballë Haverforduestit nga Uellsi. Skuadra tetovare shihet gati dhe mjaftë e përgatitur për aventurën e re, përderisa një ditë para ndeshjes, para mediave folën trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Enur Totre.

Ardian Nuhiu, trajner
“Pa diskutim, vlerësim maksimal për ekipin kundërshtarë. Në këto nivele, e dimë që nuk ka skuadër të lehtë. Çdo ekip ka objektivin e vet apo edhe cilësitë e veta, por mua më intereson skuadra ime. Futbollistët e mi janë të gatshëm për një përballje, ku kam besim të plotë, të cilët do të performojnë në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë po e them sepse plot 40 ditë kemi punuar bashkë dhe jam munduar në çdo formë dhe mënyrë të analizojmë kundërshtarin, ku kemi mjaftueshëm informacione. Nuk ka ndeshje të lehtë, duhet me qasje të plotë, me vlerësim maksimal ndaj kundërshtarit, thjesht të dalim me lojën që kemi përgatitur, ku mendojë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë nga skuadra jonë dhe përformancë e mirë nga futbollistët tanë”

Enur Totre, futbollist
“Realisht kam qenë pjesë e asaj Shkëndije të artë, ku kemi arritur tre herë radhazi në plej of, por nuk kemi arritur në grupe. Tani kemi një ekip të ri me një staf të ri, kemi bërë një fazë përgatitore dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kemi punuar fortë dhe pse mos të përsëritet historia më herët dhe pak më shumë që të futemi në grupe”

Skuadra kuqezi do të ketë hendikep mbrojtësin e majtë, Zija Merxhanin, i cili u lëndua gjatë përgatitjeve që tetovarët i zhvilluan në Slloveni, përderisa të gjithë lojtarët tjerë janë në dispozicionin e teknikut, Ardian Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Haverforduestit do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:00. Ndërkohë paraqitje në Ligën e Konferencës nesër do të kenë edhe Shkupi që në transfertë luan me Hegelmanin e Lituanisë dhe Makedonija Gjorçe Petrovi që do të takohet me skuadrën, Rigas.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING