Arbitri shqiptar do të gjykojë ndeshjen Turqi-Islandë

Arbitri shqiptar do të gjykojë ndeshjen Turqi-Islandë

Arbitri i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Enea Jorgji, do të gjykojë ndeshjen midis Turqisë dhe Islandës që do të luhet më 9 shtator, ditë e hënë, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së, njoftoi federata turke, transmeton Anadolu.

Ndeshja e vlefshme për Ligën B, Grupin 4, do të zhvillohet në stadiumin Gürsel Aksel në Izmir, ndërsa do të fillojë në orën 20:45.

Ndihmësit e Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, kurse arbitri i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

MARKETING