Arbin Zejnullai, ylli tetovar që shkëlqen me Egnatian: Trofeu i Superkupës i bashkohet koleksionit të tij të sukseseve

Arbin Zejnullai, ylli tetovar që shkëlqen me Egnatian: Trofeu i Superkupës i bashkohet koleksionit të tij të sukseseve

Mesfushori tetovar Arbin Zejnullai vazhdon të shkëlqejë në futbollin shqiptar, duke shtuar një tjetër trofe në karrierën e tij. Egnatia e Rogozhinës, me Zejnullain si pjesë të rëndësishme të ekipit, mbrëmë triumfoi në finalen e Superkupës së Shqipërisë, duke mposhtur 2:0 Kukësin.

Ky sukses është edhe një moment historik për Zejnullain, i cili tashmë numëron katër trofe me skuadrën e tij. Pas fitimit të Kupës në sezonin e parë, ai ndihmoi Egnatian të dominonte sezonin e kaluar duke fituar kampionatin dhe Kupën, ndërsa tashmë shton në koleksion trofeun e Superkupës, që i mungonte.

Performanca e tij e qëndrueshme dhe rritja drastike me Egnatian nuk kanë kaluar pa u vënë re. Interesi nga klube të huaja është i pranishëm dhe një transferim në një kampionat më të avancuar duket më shumë se i mundshëm.

Për momentin, Arbin Zejnullai mbetet një shembull i suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz të futbollistëve tetovarë në nivel ndërkombëtar. Ai është dëshmia se përkushtimi dhe talenti mund të sjellin arritje të mëdha, duke i dhënë edhe një motiv më shumë komunitetit të sportdashësve shqiptarë në Maqedoni për të ndjekur me krenari karrierën e tij. /Sportmania/

MARKETING