Arbër Ademi: VLEN i dha fitoren kumbarës së Johan Tarçullovskit në Luboten

Arbër Ademi: VLEN i dha fitoren kumbarës së Johan Tarçullovskit në Luboten

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim. Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se ka ndihmuar kandidatin Darko Kostovski të fitojë zgjedhjet në komunën e Butelit që në raundin e parë.

“Ata në Butel bënë çmos që Darko Kostovski, kumbara i Johan Tarçullovskit, t’i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë – dhe i fitoi që në raundin e parë. Madje edhe në Luboten ia siguruan mbi 400 vota Darko Kostovskit,” deklaroi Ademi.

Sipas tij, veprimet e VLEN-it nuk mund të arsyetohen me premtime elektorale apo punime infrastrukturore gjatë fushatës. “Gjithmonë ka një arsye – kur dëshiron të arsyetosh diçka: asfalti elektoral, dyert e hyrjeve elektorale, bekatonizimi tinëzisht natën, ujësjellësi elektoral, premtimet boshe… Por faktet janë kokëforta. Unë çka po flas janë fakte,” shtoi Ademi.

Ai theksoi se VLEN, me veprimet e saj, “i dhuroi kumbarës së Tarçullovskit, Darko Kostovskit, fitoren në Luboten, aty ku është kryer masakra e Lubotenit”.  /SHENJA/

MARKETING