Arbër Ademi: Valbon Limani fiton në Gostivar, shkojmë në balotazh në Kërçovë dhe Strugë

Arbër Ademi: Valbon Limani fiton në Gostivar, shkojmë në balotazh në Kërçovë dhe Strugë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,, Arbër Ademi, ka njoftuar se Aleanca Kombëtare për Integrim ka siguruar fitoren që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Gostivarit.

“Sot shpallim rezultatet në tre komuna. Në Gostivar, që sonte, kryetar i komunës do të jetë Valbon Limani,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi gjithashtu se në dy komunat e tjera, Kërçovë dhe Strugë,  kandidatët e Aleancës për Integrim do të përballen në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING