Arbër Ademi: Bujare Abazi nga VLEN ka lejuar hyrjen e bankës serbe në Maqedoni!

Arbër Ademi: Bujare Abazi nga VLEN ka lejuar hyrjen e bankës serbe në Maqedoni!

Nga BDI i kanë hedhur poshtë akuzat e koalicionit VLEN, se familjari i liderit të tyre Ali Ahmeti, i ka shitur aksionet Alta Bankës nga Serbia.
Sipas, Arbër Ademit, ata, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.
“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti”, ka deklaruar Ademi.
Më tej, Ademi ka shtuar se banka serbe mban firmën e VLEN-it.
“Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë”, ka deklaruar më tej Arbër Ademi. /SHENJA/

MARKETING