Arben Fetai: Shqiptarët nuk kanë dilemë, mbi 70% e tyre mendojnë se partnerët strategjik tonë janë SHBA dhe BE
Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahu, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre ata kanë parashtruar pyetje se cilët janë partnerët strategjik të shqiptarëve.
“Kur i pyesim shqiptarët se cili është aleati kryesor strategjik i RMV-së, kësaj here na del SHBA me 36,3%, më pas 34.5% mendojnë se BE është partneri strategjik. Dua të them se vetëm 1.1% mendojnë se Rusia është partneri ynë strategjik, ndërsa 0.1 se ky partner është Kina. Turqia citohet nga 19.2% e qytetarëve ndërsa 8.8 përqind nuk përgjigjen. Pra orientimi i shqiptarëve është kristal i qartë, nëse marrim bashkë SHBA-në dhe BE-në kemi një shkallë mbi 70% që përdoren për këto dy blloqe si partnerë strategjik të vendit”, ka deklaruar Fetai.