Arben Fetai: Në VLEN vazhdon të vlejë parimi i barabarësisë!
Zv/kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Debat në Shenja”, i pyetur lidhur me takimin në Prishtinë, tha se ata kanë raporte të shkëlqyera me kryeministrin Kurti, dhe takohen rregullisht me të.
“Për sa i përket shkrirje së VLEN-it në një subjekt të vetëm politik janë diskutuar shumë çështje, duke filluar nga orientimi strategjik, programor, pra aty jemi dakorduar që të gjitha partitë të jenë qendër e djathtë, por si tërësi definohemi si qendër e djathtë…Kemi diskutuar edhe për parimet e organizimit, strukturimit, ndarjes së përgjegjësive, ku vazhdon të VLEN parimi i barabarësisë që e kemi marrë në fillim, në strukturim në përgjegjësi dhe në obligime”, tha Fetai, duke shtuar se kanë vendosur disa ide në letër, ku kanë qarkulluar tre drafte.
I pytur se kur do të bëj parti politike, Fetai tha se nuk ka bërë asnjë lëvizje në atë drejtim, sepse beson se VLEN do të bëhet një parti e vetme politike.
“Ne jemi Aleancë brenda koalicionit VLEN, vazhdojmë të thirremi Aleancë sepse jemi Aleancë, jemi struktura, jemi shumica e anëtarësisë e ASH-së”, tha Fetai.
Fetai tha se kryesia e ngushtë do të përbëhet nga katër kryetarët e partive dhe nga Bekim Qoku i VV-së.

