Apple po punon në një iPad të palosshëm – raporti tregon se kur do të prezantohet ai

Apple po punon në një iPad të palosshëm – raporti tregon se kur do të prezantohet ai

Një raport i ri nga Mark Gurman i Bloomberg, thotë se Apple po punon në një iPad masiv të palosshëm, potencialisht pajisja e ardhshme e madhe e kompanisë.

Megjithatë, kjo nuk është një diçka e re.

Kompanitë si Microsoft dhe Lenovo kanë eksperimentuar me pajisje me ekran të dyfishtë dhe të palosshme në të kaluarën.

Por, qasja e Apple synon të jetë ndryshe, duke u fokusuar në një dizajn që duket dhe ndjehet si një fletë e vetme xhami kur shpaloset, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjiganti i teknologjisë po zhvillon një pajisje të ngjashme në madhësi me një iPad të madh të cilin supozohet se do ta prezantojë në vitin 2028.

Është ende e paqartë se çfarë sistemi operativ do të përdorë kjo pajisje, por mund të jetë iPadOS ose një variant i tij.

Ndërsa mund të mos jetë një hibrid i plotë iPad-Mac, pritet të ketë veçori nga të dyja.

Gurman pretendon se deri në vitin 2028, iPadOS duhet të jetë mjaft i fuqishëm për të ekzekutuar aplikacionet macOS, ndërkohë që do të mbështesë akoma aksesorët e iPad si Apple Pencil.

Duhet të theksohet se ky iPad i palosshëm nuk është e vetmja gjë në të cilën Apple po punon.

Kompania po eksploron gjithashtu në iPhone të palosshëm. /Telegrafi/

 

MARKETING