Apple parashikon një tjetër rënie të të ardhurave – shpall fundin e problemeve me prodhimin e iPhone

Apple parashikon një tjetër rënie të të ardhurave – shpall fundin e problemeve me prodhimin e iPhone

Apple Inc të enjten parashikoi se fitimet e tyre mund të bien për tremujorin e dytë me radhë, por se shitjet e iPhone mund të kenë gjasa të përmirësohen teksa prodhimi në fabrikën e tyre në Kinë i është kthyer normalitetit, kjo pas mbylljeve që kishin ndodhur në lidhje me shpërthimin e COVID-it në vend.

Ndërsa ka një ton optimist për shitjet e shërbimeve dhe iPhone, drejtori ekzekutiv Tim Cook tha se një ekonomi e pasigurt pritet të dëmtojë kategori si lojërat dhe reklamat digjitale.

Në përgjithësi udhëheqësit e Apple tentuan që t’i sigurojnë investitorët se pavarësisht se firma po përballet me ngritje dhe zbritje në ciklin e shitjeve të pajisjes kryesore të saj dhe është e cenueshme ndaj goditjeve të zinxhirit furnizues, kompania më e madhe në botë e listuar mbetet në një rritje të qëndrueshme – ndoshta disi më të ngadaltë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Dhe menjëherë pas disa prej rezultateve më të këqija financiare të kompanisë në vite, të paktën disa investitorë dukej se i dhanë Cook përfitimin e dyshimit, duke imponuar vetëm rënie modeste të çmimeve të aksioneve.

Për tremujorin e fundit, përfitimet e Apple nuk u përputhën me pritjet e Wall Street për herë të parë që nga viti 2016, një goditje kjo e shkaktuar nga shitjet e iPhone, të cilat ranë për herë të parë që nga viti 2020.

Stoqet ranë për afro 2 për qind pasi krye-shefi financiar Luca Maestri tha se shitjet e iPhone kishin të ngjarë të përmirësoheshin krahasuar me tremujorin e përfunduar më 31 dhjetor. Kjo nuk e fshiu një fitim prej 3.7 për qind gjatë tregtisë së rregullt.

Amazon.com dhe Alphabet, kompania mëmë e Google, gjithashtu kishin një rënie prej afro 4 për qind pas raportimit të këtyre rezultateve. Këto 2 kompani gjithashtu kishin fituar gjatë tregtisë së rregullt.

 

MARKETING