Apel i DMSH-së për mbrojtje nga zjarri për festat e ardhshme
Para festave të ardhshme, kur tradicionalisht organizohen festa para Vitit të Ri dhe për Vitin e Ri, si dhe grumbullime publike në objektet e gastronomisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) apelon te pronarët dhe organizatorët që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojnë plotësisht rregullat për mbrojtje nga zjarri dhe sigurinë e vizitorëve.
“Sigurisht, edhe për evakuim të shpejtë dhe në raste të tjera emergjente që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe në raste të tjera rreziku. Me qëllim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, DMSH-ja thekson se është e detyrueshme: të respektohet plotësisht numri maksimal i lejuar i vizitorëve në ngjarjet e organizuara, sipas kapacitetit dhe rregulloreve në fuqi; objektet të jenë të pajisura në mënyrë adekuate me pajisje kundërzjarrit, të cilat duhet të jenë të qasshme për përdorim emergjent dhe të mirëmbahen rregullisht; korridoret, daljet dhe rrugët e evakuimit të jenë gjithmonë të pastra, për qasje dhe pa pengesa; dyert e daljes për evakuim të jenë të shkyçura dhe funksionale për largim të pandërprerë nga objektet në rast zjarri ose rreziku tjetër; të respektohet ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike dhe të mos përdoret zjarr i hapur në ambiente të mbyllura ose materiale të tjera potencialisht të rrezikshme në kundërshtim me ligjin; stafi të jetë i informuar dhe i përgatitur për veprime në raste emergjente”, thuhet në njoftimin e sotëm të DMSH-së.
Nga aty theksojnë se respektimi i këtyre masave parandaluese të sigurisë nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një përgjegjësi morale e çdo pronari dhe organizatori të ngjarjeve masive ndaj mysafirëve dhe punonjësve të tij.

