Anulohet greva e kontrollorëve për fluturim
Anulohet greva e kontrollorëve të fluturimit, të paralajmëruar për më 25 dhjetor dhe 31 dhjetor, që të mos anulohet zgjedhja e kuadros operative që është e domosdoshme, informoi sot kryetari i Sindikatës së pavarur të kontrollorëve për fluturim (SPKF), Aleksandar Tasevski.
Në takimin e sotëm dyorësh në Kontrollin për fluturime M-NAV, Sindikata ka vendosur megjithatë ta pranojë shpalljen për punësime që e ka kontestuar për shkak të pozitave që i konsideron jothelbësore dhe që ishte shkaku për riaktivizimin e vendimit për grevë nga tetori i këtij viti.
“Morën vendim ta anulojmë grevën për disa shkaqe operative. Pamë se me aktivitetin tonë sjellim deri te ajo që zgjedhja e kuadros së domosdoshme operative të anulohet dhe të mos bëhet nëse vazhdojmë të insistojmë në 10 ditë pune për konkursin. Kemi opsion ose tërësisht të anulohen të gjitha punësimet ose të pranojmë, respektivisht ta ‘gëlltitim’ padrejtësinë nga ana e drejtorëve, të cilët me siguri kanë luajtur në atë letër që të mos kemi gjasë për manovrim”, deklaroi Tasevski.
Ai paralajmëroi se do ta ndjekin realizimin e konkurseve, procedurave për selektim dhe parregullsitë eventuale.
“Nëse për kandidatët, të cilët do të pranohen për vende jothelbësore të punës, konfirmohet se janë ata për të cilët edhe tani kemi dyshim se për shkak të tyre janë kurdisur konkurset, atëherë do të ketë konfirmim se drejtorët e kanë manipuluar dhe e kanë keqpërdorur tërë situatën. Atëherë do të duhet të parashtrohen pyetje ndaj tyre – si e kanë ditur dhe kush dhe pse u ka urdhëruar që pikërisht ata persona të pranohen”, tha Tasevski.
Edmond Kaliqi, supervizor dhe instruktor në Kontrollin për fluturim, sqaroi se shkaku për anulimin e grevës janë edhe kontratat ende të pavazhduara të tetë studentëve për kontrollorë të fluturimit, që skadojnë në fund të vitit dhe për të cilët ende nuk u kërkua vazhdim nga Ministria resore.
“Po ashtu, edhe për shkak të udhëtimeve të pritura të mërgimtarëve dhe të turistëve në vend për festat”, tha Kaliqi.
Pas paralalajmërimit për grevë, Sindikata pardje ka pasur takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili tha se po bëhet gjithçka që të mos ketë ndërprerje të komunikacionit ajror.