Anulohen sërish fluturimet në Dubai për shkak të shiut të madh

Anulohen sërish fluturimet në Dubai për shkak të shiut të madh

Qyteti më i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, u godit sërish nga një shi dhe kompania ajrore Emirates u detyrua të anulojë dhe vonojë disa fluturime.

Reshjet nuk ishin aq të mëdha sa dy javë më parë, por Dubai mori 20 milimetra shi në 12 orë, më shumë se dyfishi i sasisë së prillit dhe majit së bashku.

Në Abu Dhabi ranë 34 mm shi në 24 orë, më shumë se katër herë më shumë se sasia normale, raporton CNN.

Këtë herë, banorët ishin më të përgatitur: kanalizimet u hapën një ditë para shiut dhe mesazhet e urgjencës u dërguan në celularët e banorëve duke i paralajmëruar ata të qëndronin brenda nëse ishte e mundur.

Shkencëtarët ia atribuojnë sasinë rekord të shiut që ra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman dy javë më parë ndryshimit të klimës. Autoritetet e vendit kanë vendosur që sot dhe nesër mësimi dhe puna të bëhet online në zonat e prekura nga reshjet.

 

MARKETING