Anti-korrupsioni do të “kontrollojë” nipërit e Ali Ahmetit

Anti-korrupsioni do të “kontrollojë” nipërit e Ali Ahmetit

Komisioni antikorrupsion do të bëjë kontrolle nëse ekziston përplasje të interesave gjatë veprimit të institucioneve në rastin me dhënien e koncesionit për ndërtimin i hidrocentralit të Drin Ahmetit, nipi i Ali Ahmetit, si dhe për avancimin e Besian Ahmetit në postin e sekretarit të parë të ambasadës së Maqedonisë në Bruksel paralajmëroi kryetarja e Komisionit shtetëror për pengimin e korruposionit, Biljana Ivanovska.

“Nëse shkelen apo nuk respektohen, atëherë bëhet fjalë për ndikim. Kështu provojmë ndikim. Dokumentet do t’i kërkojmë për nipin e Ahmetit që ka punuar në ekonomi dhe ka shkuar në Bruksel. Pra, do të kontrollojmë se si ka arritur në atë pozitë”, deklaroi Ivanovska, por shtoi se është shumë e vështirë të vërtetohet ekzistimi i ndikimit në tregti.

MARKETING