Anketë: Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë do të investonin sërish në shtet
Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë sërish do të investonin në shtet, ndërsa për 71 për qind rritja e çmimit të energjisë është një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e tyre, tregon hulumtimi i prezantuar për klimë afariste të Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut AHK dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni e Veriut-Gjermani. Në anketën, e zbatuar në shkurt dhe mars të këtij viti me pjesëmarrjen e 45 prej gjithsej 150 anëtare të shoqatës, 80 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se duan ta zgjerojnë investimin, si dhe të rrisin numrin e vendeve të punës në shtet. Kompanitë e anketuara shprehen të kënaqura nga kualifikimi dhe produktiviteti i të punësuarve, si dhe nga cilësia dhe disponueshmëria e furnitorëve lokalë, por shprehën pakënaqësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit, sigurinë juridike dhe efikasitetin e administratës publike. Sipas anketës, këtë vit krahasuar me vitin e kaluar për 10 për qind është rritur numri i kompanive gjermane që duan ta zgjerojnë investimin e tyre në shtet, vetëm 11 për qind presin ta ulin numrin e vendeve të punës gjatë vitit, ndërsa 30 për qind ta rrisin. Kompanitë gjermane të cilat punojnë në shtet punësojnë më shumë se 20.000 persona. Dhe anketa e sivjetshme tregon mungesën e punëtorëve të kualifikuar.