Anketë: Të rinjtë duan që që shteti të hyjë në Bashkimin Evropian, por gjithjë e më shumë e humbin shpresën se kjo do të ndodh së shpejti

Anketë: Të rinjtë duan që që shteti të hyjë në Bashkimin Evropian, por gjithjë e më shumë e humbin shpresën se kjo do të ndodh së shpejti

Në Kuvend sot është promovuar publikimi “Përballja me euroskepticizmin rinor në vende e Ballkanit Perëndimor, me fokus Maqedoninë” e përpunuar nga Institucioni për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP), Fondacioni “Fridrih Nauman” dhe Qendra Evropiane për Përsosmëri (ECE Bruksel). Pothuajse gjysma e të anketusarve (46,5) për qind e të ankeuarve nuk besojnë se shteti ndonjëherë do të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa 35,8 për qind besojnë se anëtarësimi është i mundur, por me një të ardhme më të largët. Vetëm 6,7 për qind për qind besojnë se vendi do të mund të bëhet anëtare e BE-së gjatë pesë voiteve të ardhshme, ndërsa 11 për qind nuk e dinë ose nuk kanë opinion për këtë çështje.

Korrupsioni është i njohur si pengesa më e madhe për integrimin në BE dhe e kanë theksuar 84,6 për qind e të anketuarve të rinj. Pas kësaj, me 61 për qind pasojnë “kontestet dypalëshe” dhe me 60 për qund “besimi i ulët në institucione”.

“Këto të dhëna tregojnë qartë se të rinjtë e njohin gjendjen e rëndësishme politike si faktor kryesor që e pengon progresin, por njëkohësisht presin masa konkrete nga institucionet nacionale për luftë kundër korrupsionit si bazë pët cilësi më të mirë të jetesës dhe mbajtje të të rinjve në vend”, thuhet në publikim

Afërsisht 60 për qind e të anketuarve kanë vlerësuar se anëtarësimi i vendit në BE nuk do ta ulë emigrimin e të rinjve.

Bashkautori i publikimit dhe drejtori i Qendrës Evropiane të Përsosmërisë (ECE Bruksel), Bojan Kordalov, theksoi se të rinjtë janë për BE-në, por po humbasin gjithnjë e më shumë shpresën se Maqedonia së shpejti do të bëhet vend-anëtar i Unionit.

Në publikim, siç thekson ai, fokusi është kryesisht në atë që ata kërkojnë si të rinj – luftën kundër korrupsionit, që është mënyra më e mirë për t’u rikthyer në institucione dhe me të, besimin në rrugën evropiane.

Koordinatorja e Klubit për Çështje Rinore dhe Politika pranë Kuvendit, deputetja Dragana Bojkovska theksoi se si shumicë parlamentare dhe si Qeveri do të japin mbështetje për të gjithë atë që do të thozë ulje e skepticizmit të BE-së tek të rinjtë.

Njoftoi se për herë të parë në buxhetin e vitit 2026 ka një artikull të veçantë të destinuar për demografinë dhe migrimin. “Kemi planifikuar një vlerë prej më shumë se një milion eurosh, që do të thotë se me këto fonde do të krijojmë një lloj fushate me të cilën do të jemi në gjendje t’i motivojmë mendjet tona të reja nga jashtë vendit të kthehen në Republikën e Maqedonisë dhe të punojnë dhe jetojnë këtu, por edhe një artikull që do të lidhet me mbajtjen e të rinjve në Republikën e Maqedonisë”, tha ajo.

Përveç fushatave, Bojkovska theksoi se do të investohet në arsim që të ketë kuadro të reja cilësore, të cilat do të jenë konkurruese në tegun e punës.

MARKETING